Ndertuar per rregullat e ATK ne Kosove
Faturimi dhe kontabiliteti i biznesit tuaj, ne nje vend.
e-kont eshte sistem online per fatura profesionale, oferta, stok dhe fatura blerese me lexim automatik, me librat e ATK gati per kontabilistin.
- TVSH 18% / 8% / e liruar
- Libri i Shitjes dhe Blerjes
- Fatura ne PDF dhe me email
- Qasje nga telefoni
Sherbimet
Gjithcka qe i duhet nje biznesi per faturim dhe evidence
Nga oferta e pare deri te dosja mujore per kontabilistin. Pa Excel, pa leter te humbur, pa llogaritje me dore.
Faturim profesional
Fatura PDF me logon dhe ngjyrat tuaja, numerim i rregullt pa boshlleqe, dergim me email te klienti dhe link publik per shkarkim.
Oferta dhe kontrata
Krijoni oferta qe klienti i sheh online dhe i ktheni ne fature me nje klik. Kontrata nga shabllonet, me nenshkrim.
Fatura blerese me lexim automatik
Fotografoni ose ngarkoni faturen e furnitorit. Sistemi lexon furnitorin, NUI-n, artikujt, sasite dhe TVSH-ne per ju.
Menaxhim i stokut
Mallrat nga blerjet hyjne ne stok automatikisht dhe dalin kur faturoni. Sistemi nuk ju lejon te shisni ate qe nuk e keni.
TVSH, tatimi dhe ATK
Libri i Shitjes dhe i Blerjes ne shabllonet zyrtare te ATK, llogaritja e TVSH-se dhe tatimit, kujtesa per afatet e deklarimit.
Pagesat dhe borxhet
Ndiqni kush ka paguar dhe kush jo, me kujtesa automatike me email per faturat qe po skadojne ose kane skaduar.
Dosja mujore per kontabilistin
Me nje klik, faturat blerese dhe shitese te muajit dergohen ne Google Drive, te renditura sipas vitit dhe muajit.
Ekipi dhe disa kompani
Shtoni stafin dhe kontabilistin me te drejta te ndryshme. Menaxhoni disa kompani nga e njejta llogari.
Si funksionon
Gati per perdorim brenda nje dite
- 1
Na kontaktoni
Ju hapim llogarine dhe e konfigurojme me te dhenat e kompanise, logon dhe llogarite bankare.
- 2
Punoni si zakonisht
Leshoni fatura, ngarkoni blerjet, ndiqni stokun dhe pagesat nga kompjuteri ose telefoni.
- 3
Kontabilisti e merr gati
Ne fund te muajit dergoni dosjen ne Drive ose jepini kontabilistit qasje direkte vetem per lexim.
Per ke eshte
Per bizneset qe duan rregull, pa u bere kontabiliste
e-kont pergatit dokumentet dhe librat. Deklarimi ne EDI te ATK mbetet ne duart tuaja ose te kontabilistit, me te dhena te sakta dhe te verifikuara.
- Shoqeri me pergjegjesi te kufizuar (SH.P.K.) dhe L.L.C.
- Biznese individuale dhe profesione te lira
- Dyqane dhe tregti me stok mallrash
- Kompani sherbimesh dhe IT
- Zyra kontabiliteti qe menaxhojne disa kliente
Le ta shohim bashke ne biznesin tuaj
Na shkruani ose na telefononi per nje demonstrim falas. Ju tregojme sistemin me te dhenat e kompanise suaj dhe ju ndihmojme me fillimin.